Dënimi i Pjetër Shalës, Klinaku: Aktgjykimet e Gjykatës Speciale janë politike

16 korrik 2024 | 15:55

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin me 18 vjet burgim të ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala.

Ai ka vlerësuar se vendimi i kësaj gjykate është politik.

Klinaku ka shkruar në “Facebook” se UÇK-ja ka luftuar kundër pushtuesit serb dhe për lirinë e popullit.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar kundër pushtuesit serb dhe për lirinë e popullit. Gjykata Speciale në Hagë në emër të popullit dënon luftëtarët e UÇK-së, por duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb e me dëshmi të dëshmitarëve të fshehur nga populli. Ashtu sikur në aktgjykimet e kaluara, edhe në rastin e bashkëluftëtarit Pjetër Shala, Gjykata Speciale aktgjykimet i merr politikisht”, ka shkruar Klinaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si pasojë e thatësirave, temperaturave të larta dhe keqpërdorimit të…