Kurti pasi Tajlanda hoqi vizat: Pasaporta e Republikës sonë po fuziqohet

16 korrik 2024 | 20:59

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi Tajlanda ka hequr nga sot vizat për qytetarët e Kosovës.

I pari i ekzekutivit Albin Kurti ka shkruar se pasaporta e Republikës sonë po vazhdon të fuqizohet përherë e më shumë.

“Pasaporta e Republikës sonë po vazhdon të fuqizohet përherë e më shumë. Tajlanda i shtohet listës së gjatë të shteteve në të cilat qytetarët tanë nga ky vit mund të udhëtojnë pa viza. Zhvillim e progres brenda vendit. Dinjitet e afirmim jashtë vendit”, ka shkruar Albin Kurti.

Qytetarët e Kosovës nga 1 janari i këtij viti kanë filluar të udhëtojnë pa viza në shtetet e zonës Shengen të Bashkimit Evropian.

Më 5 janar ishte konfirmuar se edhe Spanjën për kundër që nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës, megjithatë ka njohur pasaportën.

Pas Spanjës, vizat për qytetarët e Kosovës i kishin hequr edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe Izraeli.

May be an image of text that says 'PA VIZA NE TAJLANDE Qytetarëte Republikes sẽ Kosoves, nga sot, mund të hyjnë μα viza nẽ Mbreterine e Tajlandes per göndrim deri He 60 dite per gellime turizmi dhe biznesi ΚФaR Repubiska Koseuies aKu MINISTRIA PUNEVE TE JASHT JASHTMEDH DHE MINISTRIAEPUNEVE HE DIASPORES'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Policia e Durrësit ka proceduar në gjendje të lirë…