Vetëdorëzohen dy të dyshuarit që Policia i shpalli dje në kërkim, tek njëri gjendet arma që dyshohet se u përdorë në rast

16 korrik 2024 | 21:15

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy personat që dje i shpalli në kërkim, lidhur me veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Në njoftimin e policisë thuhet se të dyshuarit janë vetëdorëzuar sot.

“Sot, me 16 korrik 2024, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘’Vrasje në Tentativë’’  Dy të dyshuarit F.Xh.,31 vjeçar dhe A.Xh.,22 vjeçar, janë vetdorëzuar sot në polici, pasi një ditë më parë ishin publikuar fotografitë e tyre të shpallur në kërkim si të dyshuar për veprën penale vrasje në tentativë e ndodhur me datën 10.07.2024 në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, ku në këtë rast një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra hetimore tek i dyshuari A XH. është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në veprën penale. Ndërsa pas procedurave të intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministi i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur heqjen e vizave…