Jashari: E çuditshme si nuk ka reagime nga institucionet tona për dënimin e Pjetër Shalës

16 korrik 2024 | 21:45

Xhavit Jashari, nga organizata e shoqatës së familjarëve të dëshmorëve, ka deklaruar se është e çuditshme se si institucionet e Kosovës nuk po reagojnë ndaj vendimeve sipas tij të padrejta të Gjykatës Speciale.

Ai në “Debat Plus”, tha se Gjykata Speciale po tenton ta godas Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe jo individët, sic pretendon.

“E çuditshme si nuk ka reagime nga faktori politik edhe nga institucionet e Kosovës, është dashur të reagohet, këto institucione e dinë si është kriju kjo gjykatë. Më habit fakti, me këto që atribuohen si organizatë e përbashkët kriminale, mendoj që kjo gjykatë që është votu në Kuvend, mendoj që ata që kanë gabu, që ne kemi protestu, që të mos e votojnë një gjykatë të tillë që argumenton në emër të drejtësisë që po bën padrejtësi. Mjaftueshëm po dëshmohet se target është lufta e UÇK-së, e jo njerëzit që janë atje që kanë qenë udhëheqës të kësaj lufte”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Lirim Mehmetaj, ka deklaruar se Gjykata Speciale, apo Prokuroria…