“Stresin, fejesat, problemet me lukthin, me fatin…”, pretendonte se shëronte Bio Mulaku

17 korrik 2024 | 08:36

“Nazmi Bio Mulaku” i njohur në rrjete sociale për veprimtarinë e tij të dyshimtë, që gjoja se shëron sëmundje të ndryshme ka rënë dje në prangat e Policisë. I dyshuar për mashtrim dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, Mulaku dhe një person tjetër kanë përfunduar në mbajtje.

Lokali në të cilin dyshja dyshohet se ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme mjekësore, është mbyllur.

Siç tregojnë burimet e Sinjali, lokali është mbyllur nga Inspektorati i Komunës së Vushtrrisë.

Në kohën kur inspektorët e kanë kontrolluar lokalin ku vepronte Mulaku, në të janë gjetur edhe dhjetë pacientë që po prisnin t’i merrnin shërbimet mjekësore.

Ndryshe, Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë kundër Mulakut edhe të dyshuarit tjetër ka përfshirë edhe aplikimin e masave të fshehta.

Për një vizitë në “klinikën” e Mulakut, dyshohet se pacientët kanë paguar 100 euro, si dhe terapia që e shkruanin dy të dyshuarit poashtu kapte vlerën e 100 eurove.

Ndryshe, videot e Mulakut në TikTok e Facebook kanë bërë bujë në vazhdimësi, sidomos kohët e fundit. Qytetarë nga vende të ndryshme kanë paguar për gjoja shërim që doli të jetë veç mashtrim.

Në faqen e tij në Facebook thuhet se “Bio Mulaku shëron sëmundje të panjohura nga mjekësia”.

Nga Prokuroria Themelore në Mitrovicës kanë njoftuar se brenda afatit ligjor do të ushtrojnë edhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh, dhe gjatë ditës së sotme (16 korrik) Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të i paraqesë Gjykatës Themelore – Dega Vushtrri kërkesë për caktimin e masës së sigurisë – masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve” – ka njoftuar Prokuroria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vazhdon sot procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët.…