Krasniqi pret në takim deputetin kanadez, që tashmë është bërë edhe dhëndër i Kosovës

17 korrik 2024 | 12:37

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në selinë e PDK-së, deputetin kanadez, që tashmë është bërë edhe dhëndër i Kosovës, Kyle Seeback, si dhe bashkëshorten e tij, Fluturën.

“Me Kyle, i cili është anëtar i Grupit të Miqësisë me Kosovën, si dhe Ministër në Hije për Tregti Ndërkombëtare, diskutuam për raportet mes dy shteteve tona dhe mundësitë e fuqizimit të këtyre raporteve. Kanada në përgjithësi, e Kyle në veçanti, janë krah i rëndësishëm i mbështetjes ndaj shtetit dhe popullit tonë. Faleminderit për vizitën, Kyle dhe Flutura!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e përgjithshme e Bashkimit Evropian (BE), ka njoftuar të…