Kurti i shpreh mirënjohje ASK-së për procesin e regjistrimit të popullsisë

17 korrik 2024 | 11:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ushtruesin e detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati.

Gjatë këtij takimi, Kurti ka shprehur mirënjohjen e tij për Kastratin dhe ekipin e tij për procesin e suksesshëm të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave 2024.

Kurti ka theksuar se përkushtimi dhe puna e profesionale e ASK-së kanë qenë thelbësore në përballimin e sfidave dhe realizimin e këtij projekti me rëndësi kombëtare.

Kryeministri ka falënderuar veçanërisht për bashkëpunimin e shkëlqyer, komunikimin e vazhdueshëm dhe të hapur, si dhe koordinimin efektiv që kanë udhëhequr këtë nismë drejt realizimit të saj.

Falënderim për bashkëpunim të afërt dhe mbështetje të vazhdueshme, ka shprehur edhe Kastrati në emër të ASK-së.

Të dy kanë shprehur bindjen se kjo frymë bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në projektet e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur në moshën 69-vjeçare ish-basketbollisti i NBA-së, Joe Bryant.…