Hovenier thotë se është kënaqur duke folur në universitetin veror të UP-së

17 korrik 2024 | 11:39

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur në Universitetin  Ndërkombatar Veror të Prishtinës, i cili organizohet nga Universiteti i Prishtinës.

Hovenieri ka shkruar në platformën “X” se është kënaqur duke folur në këtë organizim.

“U kënaqa duke folur në Universitetin e 24-të Ndërkombëtar Veror të Prishtinës (PISU) në Universitetin e Prishtinës. Faleminderit mbi 450 studentëve, pedagogëve dhe dekanëve për një ngjarje fantastike që nxjerr në pah vlerën e shkëmbimit akademik dhe kulturor!”, ka shkruar Hovenieri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë (e hëne) përfundoi Beerfest Kosova 2024, ku për katër…