Zyrtare: Aro Muric mbetet në Premerligë, kalon te Ipswich Town

17 korrik 2024 | 13:44

Tani është edhe zyrtare, portieri i Kosovës Arijanet Muric ka nënshkruar për skuadrën e Premierligës Ipswich Town.

Pas rënies të Burnley nga elita, 25-vjeçari ka mbetur në kampionatin anglez duke iu bashkuar rivalit në një marrëveshje që kushtoi 8 milionë euro, por mund të rritet në 10 milionë euro shkaku i bonuseve.

Muric që sezonin e kaluar deri në 10 xhirot e fundit ishte vetëm portieri i dytë i Burnleyt, do të jetë titullar te Ipswichi.

Përmes një video të bukur, Ipswich e prezantoi portierin e Kosovës.

“Mirë se vjen te Town, Aro Muric”, thuhet ndër të tjera në mbishkrim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ferat Shala Qeveria e Kosovës, me vendimin numër 01/213…