Rama thotë se sivjet ka 25 për qind më shumë turistë nga Kosova: Përpjekje e ulët të thuhet se kanë braktisur Shqipërinë

17 korrik 2024 | 14:06

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se këtë vit ka pasur 25 për qind më shumë turistë nga Kosova, si përgjigje ndaj deklaratave se kosovarët kanë braktisur turizmin shqiptar.

Rama citohet të ketë thënë se ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin.

“Tendenca e flukseve turistike për të shkuar përtej detit dhe për të eksploruar pika të tjera dhe zona që deri dje nuk mund të imagjinoheshin, është shumë e rëndësishme që sot të jeni të vetëdijshëm që ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin. Kam folur me kryetarët e bashkive, janë skandalizuar nga shumë video lajme komente të rreme të manipuluara, të bëra me qëllim”, ka thënë Rama.

Kryeministri shqiptar tutje ka thënë se këtë vit ka 25 për qind më shumë turistë nga Kosova se sa vitin e kaluar dhe është “përpjekje e ulët” të thuhet se kanë braktisur bregdetin shqiptar.

“Përpjekje e ulët që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë, ndërkohë këtë vit ka 25 për qind më shumë se vjet. Ka një rritje shumë të fortë të turistëve turq, polak. Për të ulur një charter në Aeroportin e Tiranës duhet të prenotosh tre ditë para. Në aeroportin e Tiranës ka filluar punë intensive për zgjerimin e pistave dhe hapësirave”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë në Kosovë, Klubi i Kajakut të…