Selmanaj: Kurti është i rrethuar nga njerëz jokompetentë dhe të padijshëm

17 korrik 2024 | 15:01

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka kritikuar qeverinë Kurtin, duke thënë se nuk ka ekip profesional, përvojë dhe se nuk di të krijojë strategji.

Selmanaj ka thënë se gjatë këtyre katër viteve nuk ka përmirësim në asnjë fushë, si shëndetësia, ekonomia, diplomacia dhe të tjera.

“Për fat të keq të Kosovës, tri të parat nuk i ka kjo qeveri sepse kryeministri Kurti e ka rrethuar veten me njerëz jo kompetent dhe të padijshëm. Kur njeriu e rrethon vetën me njerëz të tillë, me shumë gjasë edhe vet është i tillë”, ka shkruar Selmanaj në “Facebook”.

Postimi i plotë i Selmanaj:

Gjatë këtyre 4 viteve, a keni dëgjuar ndonjë ministër të kësaj qeverie (p.sh. ministren e Arsimit, Shëndetësisë, Infrastrukturës, Financave, Ekonomisë apo Diplomacisë) duke u ankuar që nuk ka para të mjaftueshme për implementimin e strategjive të tyre?

JO, sepse KA MJAFTUESHËM PARA!

Atëherë, pse nuk ka përmirësime në fushat si arsimi, shëndetësia, ekonomia, diplomacia, infrastruktura, etj?.

Sepse kjo qeveri:

NUK KA EKIP profesional,

NUK KA PËRVOJË, dhe

NUK DI të krijojë strategji,

… e aq më pak t’i implementojë ato.

Për të dhënë rezultate duhet kombinimi i këtyre 4 faktorëve: Ekip, përvojë, strategji dhe fonde.

Për fat të keq të Kosovës, tri të parat nuk i ka kjo qeveri sepse kryeministri Kurti e ka rrethuar veten me njerëz jo kompetent dhe të padijshëm. Kur njeriu e rrethon vetën me njerëz të tillë, me shumë gjasë edhe vet është i tillë.

Shumica e ministrave të këtij kabineti, vijnë pas dështimit të madh 8-vjeçar në menaxhimin e Komunës së Prishtinës.

Kjo padituni ka pasoja të mëdha dhe do t’i kushtoj shumë Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në shoqëri…