Haradinaj: ‘Epopeja e Rahovecit’, shembull i sakrificës ndër breza

17 korrik 2024 | 16:30

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar “Epopenë e Rahovecit”, e cila në vitin 1998 i kishte dhënë mesazh të qartë armikut për vendosmërinë e shqiptarëve që të jetojnë të lirë në trojet e tyre.

Haradinaj ka thënë se epopeja e lavdishme e Rahovecit, nga përmasat dhe forca e qëndresës, do të mbetet shembull i sakrificës ndër breza.

“Heroizmi i bashkëluftëtarëve në ato ditë korriku mbetet i paharruar, ashtu siç mbetën të përjetësuar emrat e tyre: Hamdi Berisha, Habib Berisha, Agim Qelaj, Gani Paçarizi, Avdullah Bugari, Agim Kelmendi, Bujar Buzhala, Afrim Krasniqi, Sadik Shala, Ramadan Morina, Faik Rama, Gëzim Hamza, Mizair Isma, Remzi Ukshini, Liman Gegaj, Arian Brahimi, Bekim Isma, Bajram Veliu, Samir Nurkasa, Eshrefedin Kastrati, Gëzim Mullabazi, Xhafer Nurkasa dhe Xhevat Kasapi”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministria e…