Osmani niset për në Britani për takimin e Komunitetit Politik Evropian

17 korrik 2024 | 17:04

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është nisur për të shkuar në Britani të Madhe, për të marrë pjesë në takimin e katër të Komunitetit Politik Evropian.

Në platformën “X”, ajo ka theksuar se  do të rikonfirmojë devotshmërinë e Kosovës për rrugën euroatlantike.

“Në emër të Republikës së Kosovës, do të takohem me kolegë liderë nga i gjithë kontinenti për të diskutuar zgjidhjet e çështjeve urgjente që ndikojnë në sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë qytetarëve tanë”.

“Ne gjithashtu do të riafirmojmë përkushtimin tonë për forcimin dhe rritjen e aleancave të Kosovës, dhe për ta sjellë vendin tonë më afër institucioneve euroatlantike”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para vjeshtës nuk pritet të ngrihet ndonjë aktakuzë për rastin…