Opozita do të pësojë humbje fatale në zgjedhje

18 korrik 2024 | 08:28

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se sivjet nuk ka zgjedhje parlamentare në Kosovë.

Gërvalla ka theksuar se opozita është e vetëdijshme që humbja e zgjedhjeve të ardhshme do të jetë më fatale se ato të kaluarat.

“Prandaj nuk ka zgjedhje as në shtator dhe ato do të mbahen në afatin e rregullt, pra në shkurt të vitit të ardhshëm. Vjeshta do të jetë pak më e nxehtë politikisht seç ka qenë vera, sepse do të tregojmë edhe ne pak më tepër seç kemi bërë deri më tash, e para arritjet tona, e dyta vizionin tonë dhe e treta që duhet të përgatitemi për zgjedhje”, ka thënë Gërvalla në ATV.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 27-vjeçare nga Shkodra ka tentuar të hidhet në lumin…