Konjufca vlerëson rolin e madh që UNICEF-i ka luajtur ndër vite në Kosovë

18 korrik 2024 | 12:48

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim drejtoreshën e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko.

Konjufca e falënderoi Vashchenkon për vizitën dhe e uroi atë për detyrën e re, duke i dëshiruar një mandat sa më të frytshëm dhe duke i shprehur gatishmërinë e plotë për të ruajtur dhe zhvilluar edhe më tej bashkëpunimin institucional.

Po ashtu, kryetari Konjufca vuri në dukje rolin e madh që UNICEF-i ka luajtur ndër vite në Republikën e Kosovës, në synimin për të mbrojtur të drejtat e të rinjve dhe fëmijëve, si dhe u shpreh i bindur se së bashku me institucionet e vendit tonë, duke përfshirë edhe Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të vijohet të punohet me angazhim të plotë në drejtim të mbrojtjes dhe zhvillimit të potencialit të kësaj kategorie jashtë mase të rëndësishme.

Drejtorja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe për gatishmërinë e treguar për të arritur sa më shumë në drejtim të mbrojtjes së të drejtave dhe zhvillimit të kapaciteteve që ndërlidhen me të rinjtë dhe fëmijët në Republikën e Kosovës.

Ajo u shpreh e bindur se përmes programeve të UNICEF-it dhe bashkëpunimit me institucionet e vendit tonë do të ketë gjithnjë e më shumë përparim dhe arritje të këtyre qëllimeve që përbëjnë interes të përbashkët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar fotografi nga momenti…