PDK-ja e dërgon sot në Kushtetuese Ligjin për KPM-në dhe KPK-në

18 korrik 2024 | 12:29

Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, sot (e enjte) rreth orës 15:00 do t’i dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese tri raste të pretenduara të shkeljes kushtetuese nga pushteti aktual i udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Fjala është për Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) dhe ndryshimet në ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), të miratuara në Kuvend me votat e LV-së, javën që shkoi përkundër kritikave të BE-së dhe Këshillit të Evropës për përmbajtjen e këtyre ligjeve.

Po ashtu, partia më e madhe opozitare e ka paralajmëruar se në Gjykatën Kushtetuese do ta dërgojë edhe Statutin e Universitetit të Prishtinës të ndryshuara nga pushteti aktual, që sipas PDK-së bashkë me dy ligjet e lartë përmendura përbëjnë shkelje kushtetuese dhe cenojnë pavarësinë institucionale dhe lirinë e medias.

Pas dorëzimit të këtyre tri lëndëve në Gjykatën Kushtetuese, kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka paralajmëruar konferencë për medie në ora 15:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiq, ka…