Kualifikimet evropiane: Llapi do rikthimin kundër polakëve, Malisheva gati të shkruaj historinë në Podgoricë

18 korrik 2024 | 12:35

Sonte luhen ndeshjet e kthimit të raundit të parë të fazës kualifikuese të Europa League dhe Conference League.

KF Llapi sot (e enjte) luan në shtëpi në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndaj Wisla Krakow, në kuadër të ndeshjes së kthimit të raundit të parë të Europa League me fillim nga ora 16:30.

Ekipi i Batatinës është i kompletuar pa asnjë mungesë – andaj do synojnë rikthimin e rezultatit të ndeshjes së parë.

Wisla Krakow fitoi duelin e parë në Poloni me rezultatin 2-0, teksa Llapi sot dëshiron rikthimin e “çmendur”.

Pak më vonë, nga ora 21:00, do të luajë ekipi tjetër nga Kosova, KF Malisheva.

Ekipi i Qendrim Kidës ka një transfertë mjaft të vështirë, pasi në Podgoricë ballafaqohet me Buducnostin. Ndeshja e parë në Podujevë u mbyll me rezultatin e ngushtë në favor të Malishevës, pra 1:0.

Malisheva tenton historinë – duke ruajtur avantazhin dhe siguruar kalimin tutje në raundin e dytë të Conference League, në debutimin e tyre në Europë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse “Euro 2024” dhe “Copa America” kanë vetëm 4…