Presidenti Biden infektohet me COVID

18 korrik 2024 | 12:53

Presidenti amerikan Joe Biden ka rezultuar pozitiv me COVID.

Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se presidenti po përjeton simptoma të tilla si: kollë, rrjedhje hundësh dhe lodhje të përgjithshme të trupit.

Biden ka anuluar të gjitha planet për në Las Vegas dhe do të izolohet në Delaware.

“Ai do të kthehet në Delaware ku do të izolohet dhe do të vazhdojë të kryejë plotësisht të gjitha detyrat e tij gjatë asaj kohe. Shtëpia e Bardhë do të sigurojë përditësime të rregullta mbi statusin e Presidentit ndërsa ai vazhdon të kryejë detyrat e plota të zyrës ndërsa është në izolim”, bëri me dije Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Mjeku i cili po ndjek presidentin, deklaroi se Biden ka marrë dozën e parë të Paxlovid.

“Ndihem mirë,” u tha Biden gazetarëve përpara se të hipte në Air Force One, por ajo që u vu re, ishte fakti se presaidenti nuk kishte vendosur maskë.

Biden kishte planifikuar një ditë më parë një konferencë për UnidosUS, një grup kryesor hispanik për të drejtat civile.

Fjalimi ishte caktuar të fillonte në orën 13:30 me orën lokale, por Biden kishte më shumë se një orë vonesë kur presidentja e grupit, Janet Murguía, u tha të pranishmëve se kishte telefonuar për të thënë se nuk do të ishte në gjendje t’ia dilte.

Biden rezultoi pozitiv me COVID në korrik 2022 dhe përjetoi simptoma të buta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, është takuar me përfaqsuesit e…