Konjufca priti në takim lamtumirës shefin e zyrës së BE-së në Kosovë

18 korrik 2024 | 13:36

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të enjten në takim lamtumirës shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog.

Në këtë takim është diskutuar për punën e përbashkët, sfidat dhe arritjet gjatë kësaj periudhe mjaft dinamike, për angazhimin në drejtim të zgjerimit dhe aspiratës së integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian, që mbetet një prioritet i padiskutueshëm për popullin dhe shtetin tonë.

Kryeparlamentari Konjufca, ka veçuar arritjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës gjatë periudhës që Szunyogu ka drejtuar i Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe është shprehur i bindur se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tutje për të përsëritur sa më shumë suksese dhe të arritura në të ardhmen.

Ndërsa shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka falënderuar kryetarin Konjufca për pritjen, duke uruar që të vijojë puna në drejtim të aspiratës së Republikës së Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe duke tejkaluar me angazhim sfidat që dalin përpara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani,…