Një 14-vjeçar vendos rekordin e aktivizimit në MLS, pas 4 vitesh do të luajë për Manchester Cityn

18 korrik 2024 | 13:46

Kur vlerësohet futbolli i të rinjve, bëhen zbulime të mëdha. Ky është rasti i Philadelphia Union, e cila sonte luajti dhe fitoi kundër New England Revolution me shifrat 5-1, duke i dhënë Cavan Sullivan debutimin e tij në MLS në minutën e 85-të.

Debutim që erdhi pikërisht në moshën 14 vjeç e 293 ditë. Sullivan mposhti rekordin e Freddy Adu, kur ai luajti për DC United në vitin 2004, duke u bërë sot lojtari më i ri që luan në Major League Soccer.

Emri nuk është i ri, sepse në Amerikë Sullivan tashmë është pagëzuar si një yll në ngritje i kombëtares. Madje është etiketuar si “Pulisic i ri”. Për të raportohet se do të luajë me Manchester City pasi të mbushë 18 vjeç.

“Partneriteti midis Union dhe City Group ishte çelësi për mua. Unë gjithmonë shikoj Manchester City. Është ekipi i ëndrrave të çdo fëmije. Fakti që ata ranë dakord… U ula me familjen dhe agjentët e mi dhe vendosëm që ishte plani më i mirë”, tha Sullivan për “ESPN”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alan Shearer dëshiron që trajneri i Newcastle, Eddie Howe, të…