Vrasja e policit serb, mediet në Serbi raportojnë se vrasësi dyshohet se ka ikur në Bosnje dhe Hercegovinë në këmbë

18 korrik 2024 | 14:25

Për shkak të zonës kufitare dhe parandalimit të kontrabandës, në afërsi të Drinës ka postblloqe ku policia është në shërbim dhe ndalon të gjitha automjetet e dyshimta.

Siç mëson “Blic”, vrasësit e policit po vinin nga drejtimi i Beogradit me një taksi, kur pjesëtarët e policisë kufitare i ndaluan për kontroll të rregullt.

Siç mësohet, polici Nikolla Krsmanoviq është vrarë me një plumb në kokë, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav Iliq (50) është qëlluar në shpatull.

“Dyshohet se vrasësi është arratisur në këmbë drejt Drinit. Autoritetet në shtetet fqinje janë njoftuar që vrasësi të gjendet dhe arrestohet sa më parë”, ka thënë burimi i “Blicit” serb.

Sipas tij, lumi Dri aktualisht është shumë i cekët për shkak të kushteve atmosferike, ndaj ka mundësi që ai tashmë të ketë ikur në territorin e Bosnjë-Hercegovinës.

Gjatë kontrollit rutinë të taksive nga pjesëtarët e policisë kufitare në Loznicë, mbrëmë ka ndodhur një konfrontim i përgjakshëm, ku me armë zjarri janë shtënë disa të shtëna në drejtim të pjesëtarëve të policisë.

Në një konfrontim të përgjakshëm në Loznicë, ku një shqiptar hapi zjarr ndaj pjesëtarëve të policisë serbe, mbeti i vrarë Nikola Krsmanoviq (34) dhe u plagos Vjekoslav Iliq (50).

Ai është shtruar në Spitalin e Përgjithshëm në Loznicë dhe siç ka thënë “Blic” gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas është takuar të enjten…