‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur’ alarmon për rrezikun nga vendimet e gjykatave që degradojnë natyrën e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë!

18 korrik 2024 | 15:33

Kryetari i Degës së Kosovës i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, Bujar Dugolli, ka dorëzuar zyrtarisht në institucionet e drejtësisë  një  parashtresë, ku sipas kësaj qendre, Departamenti për krime lufte dhe  Gjykata Themelore në Prishtinë ka shkelur rëndë të drejtën e viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit në fshatin Izbicë!

Kjo shkresë i referohet rastit të Muharrem Alidemajn për pjesëmarrje në krime lufte gjatë vitit 1999 në Izbicë.

Në këtë kontekst, Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur’ ka alarmuar për rrezikun nga vendimet e gjykatave vendore që degradojnë natyrën e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë!

Më 15 korrik 2024, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, kishte shprehur publikisht shqetësimin e vet për shkeljet e rënda që ka bërë Departamenti për Krime Lufte dhe Gjykata Themelore në Prishtinë, në rastin e rikualifikimit të veprës penale të krimit në fshatin Izbicë të komunës së Skenderajt, duke e degraduar në shkallën më të ulët të krimeve të rënda të parashikuara me të drejtën penale ndërkombëtare, në krime lufte!

Parashtresën e plotë drejtuar sistemit të drejtësisë mund ta lexoni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës  ka njoftuar për hapjen e konkursit për…