Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së në Maqedoni, flet gruaja e tij

18 korrik 2024 | 18:32

Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani është arrestuar mbrëmë nga autoritetet maqedonase.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut, zyrtarët policorë kanë ndaluar Ramadanin bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Ndërsa gruaja e Ramadanit, Valbona ka deklaruar për tëvë1 se arrestimi i tij u bë me arsyen se ai ka qenë ushtar i UÇK-së.

“Unë studioj në Tetovë edhe ka ardh me më shoqërua mua, në dorëzimin e dokumenteve…aty është bërë arrestimi. Arsyeja është se ka qenë ushtar i UÇK-së”, është shprehur ajo.

Më tej, Valbona ka njoftuar se ndaj Blerimit është duke u zhvilluar një seancë gjyqësore e cila pritet të përfundoj për pak minuta.

“Ne jemi në pritje, reagime ka mjaftueshëm, unë nuk di asgjë. Unë kam emocione kam stres. Reagime ka të shumta edhe sipas shumë gjasave, sipas avokatit që është i angazhuar atje, sipas gjitha gjasave do të lirohet kanë thënë. Seanca do të përfundojë edhe pak minuta siç e di unë, se është duke u mbaj seanca gjyqësore”, ka shtuar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën e 13 korrikut, MMPHI-ja morri vendim që ndalojë…