Llapi pëson humbje edhe në shtëpi nga Wisla Krakow

18 korrik 2024 | 18:44

Llapi është përshëndetur nga kualifikueset për Ligën e Evropës, duke u mposhtur edhe në shtëpi nga skuadra polake Wisla Krakow.

Skuadra e Tahir Batatinës pësoi humbje edhe në shtëpi, duke u mposhtur me rezultat 2:1 (4:1 rezultati i përgjithshëm).

Llapi e nisi në mënyrë fantastike duke rrezikuar përmes talentit Elvir Gashijan, që shkëlqeu me driblime dhe rrezikoi disa herë megjithatë s’ia doli t’i finalizonte.

Wisla në fakt shënoi pas 16 minutave përmes Olivier Sukiennicki, mirëpo u anulua shkaku i pozitës jashtë loje në ndërtimin e aksionit.

Ishte Angel Rodado që mori një harkim fantastik, duke përfituar nga një intervenim i dobët i Avdylit për të kaluar Wislan në epërsi (59’).

Llapi shënoi pas 10 minutave me Blend Baftiun, mirëpo fatkeqësisht goli i ish yllit të Ballkanit u anulua për pozitë jashtë loje.

Ishte i inkuadruari Ardit Tahiri që shënoi një gol të bukur pasi mori një asistim fantastik për ta barazuar rezultatin (74’).

Megjithatë, fati s’ishte në anën e Llapit – ku pësuan një gol të vonshëm përmes Giannis Kiakos që dribloi dy mbrojtës dhe tundi rrjetën e klubit kosovar (90’).

Tash, Llapi do të vazhdojë rrugëtimin evropian në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Policisë në entitetin serb të Bosnje-Hercegovinës, Sinisha Kostresheviq,…