Avokati Smakiqi: Alarmuese përndjekja e ish-ushtarëve të UÇK-së, me këtë logjikë mund të arrestohet edhe Ali Ahmeti

18 korrik 2024 | 19:53

Pas arrestimit të Blerim Ramadanit në Maqedoni të Veriut, avokati Xhevdet Smakiqi, ka thënë se një gjë e tillë mund t’i ndodhë edhe Ali Ahmetit, për shkak të veprimtarisë së tij në UÇK.

Smakiqi në “Five” të TV Dukagjinit, tha se është alarmuese se si Maqedonia e Veriut i respekton ende vendimet e kriminelëve të luftës nga Serbia.

Ai kërkoi që cështja e arrestimit të ish-luftëtarëve të UÇK-së, me urdhërarreste nga Serbia, të ngritët si cështje në BE.

“Në logjikën e kësaj qeverie për t’i zbatuar urdhërarreëstat e Serbisë të 1999, është i rrezikuar vetë Ali Ahmeti, sepse ka qenë pjesë e UCK-së. E konsideroj alarm të madh, të ngrihet çështja në BE, Maqedonia si anëtare e NATO-së, nuk duhet ti zbatojë vendimet e kriminelëve të luftës”, tha ai.

Blerim Ramadanit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve nga autoritetet maqedonase.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Polici i plagosur në Serbi, ka treguar se si ka…