Aksidentohet në Leskovac një familje nga Maqedonia, vdes një grua

19 korrik 2024 | 00:04

Një familje e cila raportohet të jetë nga Maqedonia e Veriut, ka pësuar aksident të tmerrshëm në afërsi të Leskovacit ndërsa po kthehej nga pushimet në Slloveni.

Sipas mediave serbe, dyshohet se një grua e cila gjendej në automjet, ka humbur jetën, ndërsa bashkëshorti me dy fëmijët e saj dhe një e moshuar kanë mbetur të lënduar.

Thuhet se deri tek aksidenti erdhi kur drejtuesi i automjetit i cili ka humbur kontrollin dhe është përplasur në parmak i cili dhe ka depërtuar në gjithë veturën.

Si pasojë e aksidentit raportohet se ende ka bllokim trafiku, ndërsa nacionaliteti i familjes ende nuk është bërë i ditur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barack Obama, sipas The Times, u ka thënë miqve se…