Nisin garat FIBA 3×3 Challenger në Prishtinë

19 korrik 2024 | 11:36

Deri të dielën sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të jetë arenë e garave të basketbollit 3×3, ka njoftuar MKRS-ja në “Facebook”.

Në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare sportive po marrin pjesë 18 shtete nga mbarë bota. Garat po zhvillohen në dy konkurrenca; edicioni i tretë për meshkuj dhe edicioni i dytë për femra.

Ndeshjet kanë filluar me edicionin e dytë FIBA 3×3 Women’s Series, ku gara është hapur me ndeshjen mes Kosovës dhe Polonisë, ndërkaq sot do të vazhdohet me ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale, për të vazhduar pastaj edhe për dy ditë të tjera me Men Challenger categories.

Në hapjen e kësaj ngjarje ka marrë pjesë kryeministri Albin Kurti, zëvendësministrja Daulina Osmani, Fisnik Juniku nga 3×3 Prishtina, përfaqësues të klubeve pjesëmarrëse, basketbollistë dhe sportdashës të basketbollit.

FIBA 3×3 Challenger është mbështetur nga Ministria e Sportit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Serbi ka vazhduar të premten kërkimet për të…