Problemi global i Sigurisë Kibernetike prek edhe KESCO-n

19 korrik 2024 | 12:28

“Të nderuar konsumatorë, për shkak të një kolapsi kibernetik, i cili ka prekur shumë sektorë në shumë vende të botës, ka afektuar edhe Kosovën ku, nga mëngjesi i sotëm, të gjitha kërkesat tuaja po hasin në vështirësi t’i procesojmë te departamentet përkatëse për shkak të rënies së sistemit të IT-së”, ka njoftuar KESCO.

Sistemi i Sigurisë Kibernetike “Crowdstrike Global” ka lajmëruar opinionin e gjerë për një gabim në sistemin e tyre.

“Rrjedhimisht, ky problem nuk është specifik në KESCO, por është problem që ka afektuar të gjitha kompanitë e mëdha globale. Ekipet përkatëse janë në kontakt me kompanitë botërore, si Microsoft, Crowdstrike Global etj. dhe po punohet në zgjidhjen e këtij problemi. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj, dhe shpresojmë që së shpejti të gjitha kërkesat tuaja do të procesohen”, ka njoftuar KESCO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Ekrem Bajroviq…