Edhe 128 serra do t’i shpërndahen fermerëve në Gjilan

19 korrik 2024 | 12:39

Po vazhdon mbështetja e fermerëve të Komunës së Gjilanit nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë.

128 serra do t’i shpërndahen përfitueseve, ku edhe ka filluar nënshkrimi i kontratave.

“Nënshkrimi i kontratave për 128 serra 100 m2 nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë-Islamic Relif me fermerët nga Komuna e Gjilanit po vazhdon”, ka njoftuar Bajram Isufi, drejtor i Bujqësisë dhe Pylltarisë.

Ai ka treguar se ky projekt pritet të finalizohet shumë shpejt me montimin e strukturës dhe materialit transparent të serrave tek fermerët përfitues.

Sipas tij, për më shumë se dy vite e gjysmë qeverisje, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë ka mbështetur sektorin e hortikulturës dhe fermerët kultivues të perimeve me mbi 200 serra të dimensioneve të ndryshme.

“Drejtoria e Bujqësisë do jetë afër fermerëve edhe këtë vit në forma të ndryshme si mbështetje direkte, trajnime dhe këshilla të ndryshme si dhe rregullim të infrastrukturës së të bërit bujqësi”, ka thënë drejtori Isufi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani po afrohet gjithnjë e më shumë drejt një marrëveshjeje…