Rritja e shtesave për fëmije, Selmanaj: Përpjekje për të blerë vota, me 20 euro s’mbulohen 4 vjet dështim

19 korrik 2024 | 12:32

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se rritja e shtesave për fëmijët është përpjekje e Qeverisë për të blerë vota.

Selmanaj ka thënë se me 20 euro nuk mund të mbulohen katër vjet dështim.

“Për shkak të mungesës së investimeve në projekte kapitale, bllokimit të ekonomisë dhe mungesës së punësimit, para pak ditësh pamë që vetëm gjatë mandatit të kësaj qeverie nga Kosova janë larguar mbi 200 000 qytetarë. Prandaj, për të mbuluar dështimet në premtimet që vetë i kanë dhënë, tani po shohim përpjekje për të blerë vota. Sa më afër zgjedhjeve, aq më shumë iniciativa të tilla do të shohim. Nëse do të investonit në projekte kapitale, njerëzit nuk do te largoheshin kaq masivisht nga Kosova, por do të punësoheshin dhe do të merrnin paga të merituara, jo ndihma sociale”, ka shkruar Selmanaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Blerim Latifi Ndjekja që iu bë nëpër Serbi Faton…