Morata zbarkon te Milani

19 korrik 2024 | 14:01

AC Milani ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me Alvaro Morata-n e Atletico Madridit.

Kapiteni i kombëtares spanjolle, me të cilën së fundi ka fituar Kampionatin Evropian, Morata ka nënshkruar me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2028, me opsion për ta vazhduar edhe për një vit shtesë.

Kapiteni aktual spanjoll ka luajtur 80 ndeshje për ekipin e tij kombëtar, duke shënuar 36 gola dhe ka fituar kampionatin e fundit evropian dhe Ligën e Kombeve UEFA 2022/23. Ai ka zgjedhur të veshë numrin 7.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një familje në Lipjan para pak ditësh ka mirëpritur trenjakë.…