‘Do kërkojmë ekstradimin e vëllait të tij’, thotë Daçiqi pas vrasjes së Faton Hajrizit

19 korrik 2024 | 16:07

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë të premten se do të kërkojnë nga Gjermania ekstradimin e Artan Hajrizit, vëllait të Fatonit, i cili dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër të enjten.

Këto komente, Daçiqi i ka bërë nga vendi ku është vrarë nga policia serbe, Faton Hajrizi, të premten.

“Vëllai i Fatonit gënjeu se Fatoni i kishte vjedhur dokumentet. Ai i dërgoi në Serbi”, ka pretenduar Daçiqi, pasi Artani ka deklaruar se i vëllai ia ka vjedhur dokumentet e tij.

Sa i përket Faton Hazirit, kreu i MPB-së serbe ka deklaruar se është monitoruar me kamera për dy ditë dhe se “është konstatuar se ka vjedhur një biçikletë”.

“Ishte gati të vriste dikë tjetër, jo vetëm policët”, pretendoi Daçiqi, transmetojnë mediat serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të premten në Beograd…