Të gatshëm për mision”: Ushtarë të FSK-së realizojnë me sukses trajnimin për qitje ditën dhe natën

19 korrik 2024 | 18:33

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, njoftoi se ushtarë të FSK-së, kanë realizuar me sukses trajnimin për qitje ditën dhe natën municion real.

“Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kompania B e Regjimentit të tretë të këmbësorisë së Forcave Tokësore ka realizuar me sukses trajnimin për qitje ditën dhe natën me municion real me të gjitha armët sipas strukturës së skuadrave të saj dhe përgatitjen për validim”, shkroi ai.

“Ky trajnim kishte për qëllim testimin e kapaciteteve dhe njohurive të fituara, për të validuar skuadrat sipas planit të validimit dhe ngritjen e kapaciteteve luftarake të Forcave Tokësore”, shtoi Maqedonci në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës se Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se…