Media serbe publikon fotografi të veturës së policisë për të cilën pretendon se në të shtiu Faton Hajrizi

19 korrik 2024 | 18:38

Media serbe “Kurir”, ka publikuar fotografi të një veture të policisë së Serbisë ku pretendohet se është ajo të cilën Faton Hajrizi ka shtënë në të duke bërë kështu që të shpohet nga plumbat.

Tutje në raportim, pretendohet se Hajrizi ishte i pari që hapi zjarr ndaj dy policëve, që sipas mediumit serb ishin brenda veturës.

“Forcat tona të sigurisë u hakmorrën dhe e likuiduan”, shkruan në raportim ku thuhet gjithashtu se policët që duken në fotografi afër ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, janë ata të cilët Hajrizi shtiu në drejtim të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, njoftoi se ushtarë të FSK-së,…