Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në “TikTok” mori mbi gjysmë milionë klikime

20 korrik 2024 | 14:18

Disa turistë të huaj kanë kaluar momente të veçanta në Kosovë, video që ata kanë shpërndarë në “TikTok”, ka marrë vëmendjen e mijëra përdoruesve të këtij aplikacioni. Video deri tani u shikua nga një audiencë e madhe, mbi gjysmë milionë shikime.

Në aventurat e tyre në Kosovë, ata kanë marrë me vete edhe taksistin kosovar, i cili se bashku me turistët përjetuan momente të paharrueshme, transmeton Telegrafi.

“Ju e merrni me vete taksistin në Kosovë në aventura, në vend që ta lini në veturë”, thuhet në videon e cila mori qindra komente pozitive.

Tutje, në video thuhet se taksisti me emrin Ragip, vizitoi disa vende që nuk ka qenë asnjëherë më parë.

Turistët në video shtuan se do të iu mungojë taksistit kosovar.

Padyshim, video u komentua edhe nga djali i taksistit, i cili i falënderoi turistët, duke shprehur mirënjohje dhe dashuri për ta. /Telegrafi/

ragip took us across two international borders to get to Montenegro, he genuinely made the trip incredible and left us with very fond memories 💪♬ On Top Of The World – Imagine Dragons

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni i Garave i Superligës njofton klubet dhe opinionin se…