Arber Gashi filloi ditën e parë në parlamentin suedez me fotografinë e Hasan Prishtinës

20 korrik 2024 | 14:25

Shkruan: Astrit Gashi

Kjo javë ishte e veçantë për shqiptarët që janë pjesë e partive politike në Suedi.
Arber Gashi ishte deputeti i radhës që priste të behet pjese e Parlamentit Suedez i cili zëvendësoi po ashtu një shqiptar tjetër Adnan Dibranin që kaloi në Parlamentin e Europian.
Po ashtu, Adnan Dibrani mbushi javën e parë si anëtar i Parlamentit Europian. Ai do të jetë në Komitetin e IMCO për Tregun e Brendshëm dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, si dhe si Zëvendësues në Komisionin për Buxhet (BUDG) dhe në Komisionin e ECON për Çështjet Ekonomike dhe Monetare. Pas mandatit të tij në Parlamentin Suedez që nga viti 2010, tashmë po fillon një epokë të re.
Ndërsa për Arba Kokallarin, është mandati i dytë i saj në Parlamentin Europian. Arba njihet si një deputete mjaft aktive. Ajo do të jetë në Komitetin e Tregut të Brendshëm dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, në Komisionin FEMM për të Drejtat e Grave dhe Barazinë Gjinore, si dhe në Komisionin e ECON për Çështjet Ekonomike dhe Monetare dhe Komisionin EMPL për Punësimin dhe Çështjet Sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja, Dafina Dauti ka reaguar pas raportimeve të mediave në…