Rrebesh shiu në Pejë dhe Viti, IHMK njofton se edhe të dielën disa zona rrezikohen nga breshëri

20 korrik 2024 | 15:03

Pas temperaturave përvëluese që mbizotëruan në Kosovë, sot në disa qytete raportohet se ka filluar të bie shi dhe po ashtu të ketë shkarkime rrufesh.

Meteo Kosova, ka publikuar disa pamje ku shihet se në Pejë dhe Viti ka filluar të bie shi dhe po ashtu shihet se ka shkarkime rrufesh, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, raportohet se në disa lagje në Pejë janë shkaktuar edhe dëme materiale, si pasojë e erërave të fuqishme.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë të shtunës temperaturat maksimale do të sillen rreth 34 gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende do të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius”.

Po ashtu edhe për të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende- vende do të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Disa zona rrezikohen nga breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ish-deputete nacionaliste e parlamentit të Ukrainës e njohur për…