Osmani kryeministrit të Lihtenshtajnit ia përmend rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE

21 korrik 2024 | 07:43

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Lihtenshtajnit, Daniel Risch.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar Kryeministrin e Lihtenshtajnit, Daniel Risch.”

Osmani ka thënë se Risch shfaq gjithmonë gatishmëri për të kuptuar më shumë për Kosovën dhe për të parë mundësitë për të bashkëpunuar më mirë.

Ajo ka potenuar edhe anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Në takimin tonë të përbashkët në kuadër të Samitit të EPC-së, i shpreha mirënjohjen për partneritetin dhe mbështetjen, duke ritheksuar rëndësinë strategjike të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, me ç’rast potencova në veçanti anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, ka thënë Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë për medie. Konferenca…