Llapi ndan rrugët me ndihmëstrajnerin, Blerim Bunjaku

21 korrik 2024 | 10:29

Klubi Futbollistik Llapi ka mbyllur bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme me ndihmëstrajnerin, Blerim Bunjaku.

Bunjaku ishte bërë pjesë e stafit teknik në dhjetor të vitit 2022 dhe gjatë periudhës sa ishte pjesë e klubit dha kontribut të madh duke punuar pa reshtur për sukseset e klubit, thuhet në komunikatën e Llapit.

“”Blleki” të falenderojmë për kontributin dhe profesionalizmin e treguar dhe të urojmë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmirësimi i infrastrukturës rrugore ekzistuese si dhe ndërtimi i rrugëve…