Klubi italian e dëshiron Hummelsin

21 korrik 2024 | 10:32

Me “yllin” italian, Riccardo Calafiori, pranë transferimit, tek Arsenal, “Emiljanët” e Bologna janë në kërkim të një tjetër lideri për prapavijën e tyre, me “Kuqeblutë” e Serie A, që kanë zgjedhur një emër mjaft pikant.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, Bologna është vën pas “veteranit” gjerman, Mats Hummels, me 35-vjeçarin, i cili që prej 1 korrikut është një lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës, me “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund.

Hummels kërkohet jo vetëm nga Bologna, por edhe nga “Shqiponjat e Zeza”, të Besiktas, të cilat janë të gatshme të paguajnë liderin e mbrojtjes, plot 3 milionë euro, po aq sa i kërkon, mirëpo duket se Italia do të jetë aventura e radhës për të.

Kjo pasi në media aludohet se qendërmbrotjësi është gati të firmosë një kontratë, 1-vjeçare, për të luajtur në Serie A, teksa me “Emiljanët” ka mundësin të luajë edhe në fazën finale, të UEFA Champions League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi Futbollistik Llapi ka mbyllur bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme…