Pedri: Williams do të ishte një blerje e madhe

21 korrik 2024 | 11:22

Mesfushori i Barcelonas, Pedri, shpreson që shoku i tij i skuadrës te Spanja, Nico Williams, të transferohet te blaugranat.

Sulmuesi i krahut i Athletic Bilbao është një objektiv i Barçës këtë verë.

Dhe Pedri tha: “Ai do të ishte një nënshkrim i mrekullueshëm. Në europian e kemi parë se çfarë është në gjendje të bëjë”.

Për Lamine Yamal, mesfushori tha: “Do ta fitojë Golden Boy njëqind për qind”.

Dhe për trajnerin e ri Hansi Flick, Pedri shtoi:

“Unë mendoj se do të jetë një vit shumë i mirë. Tani është koha për të pushuar pak dhe për të rikuperuar sa më shpejt të jetë e mundur. Jam i sigurt se kjo fazë e re sjell shumë gëzim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar se ndër sfidat…