Ferguson thotë se kishte vetëm katër lojtarë të klasit botëror te Man United

21 korrik 2024 | 13:26

Sir Alex Ferguson ka pohuar se vetëm katër nga lojtarët e tij te Manchester United mund të konsiderohen me të vërtetë “klas botëror”.

Ferguson ka konfirmuar Cristiano Ronaldon si lojtari më i madh me të cilin ka punuar në Old Trafford.

Ai gjithashtu ka vendosur Eric Cantona, Ryan Giggs dhe Paul Scholes mes elitës, ndërsa reflektonte mbi karrierën e tij në librin e tij të ri ‘Leading’.

Ferguson ka thënë: “Nëse lexoni gazetat ose dëgjoni komentatorët e televizionit, duket se jemi të mbushur me futbollistë ‘klas botëror’”.

“Në librin tim ka vetëm dy lojtarë të klasit botëror që luajnë sot: Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Nuk dua të nënvlerësoj ose kritikoj ndonjë nga futbollistët e mëdhenj ose shumë të mirë që luajtën për mua gjatë karrierës sime 26-vjeçare te United, por ishin vetëm katër që ishin klas botëror: Cantona, Giggs, Ronaldo dhe Scholes. Dhe nga të katër, Cristiano ishte si një yll në majën e një peme Krishtlindjeje”.

Ferguson nënshkroi me Ronaldon si adoleshent nga Sporting Lisbona në 2003 dhe me keqardhje e shiti te Real Madrid gjashtë vjet më vonë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se qeveria Kurti,…