Kurti viziton ekspozitën personale ‘Udhët që më njohin’ të artistit, Rron Qena

21 korrik 2024 | 14:21

Në Galerinë Kombëtare, mëngjesin e sotëm, kryeministri Albin Kurti, vizitoi ekspozitën personale “Udhët që më njohin” të artistit Rron Qena, të kuruar nga Lulzim Zeqiri.

Ekspozita e artistit përbëhet nga 39 piktura të punuara në vaj të cilat shfaqin përjetime e emocione të autorit në qytetet e Prishtinës, Berlinit, Shkodrës e Bremenit.

Duke parë nga afër punimet e artistit, Kurti vlerësoi filozofinë artistike të Rron Qenës të shprehur përmes stilit dhe qasjes së tij në veprat e punuara me reflektim e kujdes në çdo detaj.

Ekspozita u hap të mërkurën e 17 korrikut dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 1 shtator.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 56-vjeçare shqiptare është nxjerrë pa ndjenja nga zona detare…