Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime të rënda

21 korrik 2024 | 14:30

Një person është lënduar në një aksident trafiku në Prizren.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar lajmin duke thënë se aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe motoçiklete në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren.

“Sot me date 21.07.2024, rreth orës 10:10 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Tahir Sinani’ në Prizren. Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasoj e aksidentit një person (motoçiklisti) ka pësuar lëndime të rënda trupor dhe është transportuar për në QKUK në Prishtinë. Policia ka dal vendngjarje dhe është duke u marr me rastin”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Brazilit, Neymar Jr., është bërë baba për herë…