Shpërthim në afërsi të Liqenit të Ujmanit, dëmtohen dy vetura-policia në vendin e ngjarjes

21 korrik 2024 | 15:04

Një shpërthim ka ndodhur sot në afërsi të Liqenit të Ujmanit, nuk ka të lënduar, janë dëmtuar dy vetura. Policia është duke u marrë me zbardhjen e rastit.

Detaje për këtë rast ka dhënë zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Ka një shpërthim, pasi të kalohet tuneli i 5-të në anën e majtë. Ka pas dëme materiale në dy vetura, të lënduar nuk ka. Rrethanat se si ka ardhur deri të shpërthimi nuk dihen, policia është duke u marrë me rastin”, ka thënë Elshani për “Express”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid thuhet se ka vendosur një çmim prej 30…