BQK-ja ia ndan qeverisë mbi 10 milionë euro nga fitimi vjetor, Murati: Hera e parë në historinë e shtetit

21 korrik 2024 | 15:23

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se javën e kaluar, Banka Qendrore e Kosovës, ka transferuar në llogarinë e qeverisë 10.38 milionë euro në kuadër të ndarjes së fitimit vjetor.

Sipas tij, kjo ka ndodhur për herë të parë që nga shpallja e pavarësisë.

“Edhe një lajm i mirë! Javën që shkoi, BQK-ja ka transferuar në llogari të qeverisë shumën prej 10.38 milionë euro, në kuadër të ndarjes së fitimit vjetor, ashtu siç parashihet në ligjin për Bankën Qëndrore të Republikës. Kjo shënon herën e parë në historikun e ri të shtetit tonë pas pavarësimit, që një transfer i tillë është mundësuar, falë performancës së mirë financiare të investimeve të BQK-së”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armando Broja vazhdon përgatitjet me Chelsena për sezonin e ri,…