Flick: Na duhen futbollistë që mund t’i fitojnë ndeshjet

22 korrik 2024 | 11:36

Trajneri Hansi Flick vazhdon përgatitjet intensive të Barcelonës, me lojtarët që po marrin ngarkesën e duhur për sezonin e ri. Gjermani po shikon nga afër të gjithë futbollistët që ka na dispozicion, teksa në një intervistë për faqen zyrtare të klubit ka folur për merkaton.

Flick ka theksuar se në ekip dëshiron lojtarë që kanë ego për të fituar, ndërsa eksperienca e tyre do të ndihmojë në përmirësimin e futbollistëve të rinj.

“Ne duhet të sjellim këtu lojtarë që mund të fitojnë ndeshjet, por kemi edhe futbollistë të rinj që duhet t’i ndihmojmë të përmirësohen”, ka deklaruar Flick.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SPAK ka nisur hetim pasuror për mjekët e Onkologjikut Edmond…