Pesë të vrarë në një shtëpi të moshuarve në Kroaci

22 korrik 2024 | 12:13

Një ngjarja tragjike raportohet të ketë ndodhur në mëngjesin e sotëm në Kroaci.

Dyshohet se një person i vetëm ka bërë masakër në një shtëpi të pleqve në qytetin Daruvar atje.

Ai hyri brenda shtëpi duke qëlluar me armë zjarri, duke i lënë të vdekur pesë persona.

Po ashtu edhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur, njoftojnë mediat kroate.

I dyshuar arriti të ikte nga vendi i ngjarjes, por që u arrestua shumë shpejt në një kafene aty afër nga forcat policore.

Ende nuk dihet për motivet e kësaj ngjarje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadrat e Superligës së basketbollit të Kosovës tashmë kanë nisur…