14 vjet nga vendimi i GjND-së, Haradinaj: Kosova duhet të vazhdojë thellimin e partneritetit me miqtë dhe aleatët, veçanërisht me ShBA-në

22 korrik 2024 | 12:35

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) është një nga momentet më të rëndësishme në historinë e shtetësisë dhe shtetndërtimit.

Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e përvjetorit të vendimit të GjND-së.

“Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) është një nga momentet më të rëndësishme në historinë tonë të shtetësisë dhe shtetndërtimit. Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 u konfirmua nga GjND më 22 korrik 2010, e cila vulosi shtetësinë dhe të drejtën tonë të fituar me luftën çlirimtare, një hap ky i rëndësishëm drejt afirmimit të shtetit tonë sovran”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Kosova duhet të vazhdojë të ndjekë vlerat perëndimore.

“Kosova duhet të vazhdojë të ndjekë vlerat perëndimore dhe të thellojë partneritetin e saj me miqtë dhe aleatët, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si rrugë e vetme për të arritur qëllimet tona si shtet. Zoti e bekoftë Kosovën”, është shprehur Haradinaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka mirëpritur në takim lamtumirës shefin e…