Reus transferohet te LA Galaxy

22 korrik 2024 | 12:48

Skuadra e Major League Soccer, LA Galaxy ka mbyllur transferimin e legjendës së Borussia Dortmund, Marco Reus, sipas Fabrizio Romano. Të dy palët thuhet se kanë zgjidhur detajet përfundimtare, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi. Romano tha “Here we go” e tij, duke bërë të ditur se gjithçka mes La Galaxy dhe Reus është e përfunduar. Reus, pasi të kaloi te klubi amerikan, do të shtonte një tjetër element sulmues dhe përvojë në një ekip që ka Riqui Puig, Gabriel Pec dhe Joseph Paintsil.

Ndërsa ai do të ishte ylli i fundit evropian që do t’i bashkohej MLS, ai nuk është i vetmi që shkon në Los Angeles. Skuadra rivale LAFC nënshkroi me ish-sulmuesin e Milanit, Arsenalit dhe Chelseat, Olivier Giroud.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kush mendonte se tre tituj kampionë bote në Formula 1…